Në një kohë kur mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike janë tema kyçe për të ardhmen, shkolla "Rilindja" në Vlorë ka organizuar një aktivitet të veçantë si pjesë e projektit "Shkollat Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin". Ky projekt, i zbatuar nga Save the Children in Albania dhe i financuar nga Tirana Bank dhe Mane Foundation, synon të ndërgjegjësojë fëmijët për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Nxënësit e kësaj shkolle demonstruar kreativitetin dhe angazhimin e tyre për mbrojtjen e natyrës. Ekspozita me vizatime dhe mesazhe ndërgjegjësuese, punimet praktike me materiale të riciklueshme dhe mbjellja e fidanëve janë vetëm disa nga veprimtaritë që e bënë këtë ditë të veçantë.

"Ky projekt synon të rris ndërgjegjësimin e fëmijëve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e mjedisit dhe kushtet klimatike. Kjo realizohet duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme, si psh matja e ndotjes së ajrit në ambientet brenda dhe jashtë shkollës, gjelbërimi i shkollës, ricikilimi i materialeve apo ndarja e informacionit.”

Këta fëmijë nuk janë vetëm nxënës të zakonshëm, por ambasadorë të gjelbërimit dhe ndryshimit. Me duart e tyre ata krijojnë art, mesazhe dhe vepra që sjellin ndikim të drejtpërdrejtë në shkollën dhe qytetin e tyre.

“Sot kemi vendosur të mbjellim disa lule të ndryshme që shkolla jonë të gjelbërohet sa më shumë dhe të kemi një ajër sa më të pastër.” “Sot ne po pikturojmë për ndryshimet klimatike dhe jemi shumë të lumtur që po japim kontributin tonë për këtë projekt.” “Pyjet dhe lumenjtë do të thoshin se janë shumë të lumtur për këtë aktivitet që ne po zhvillojmë për mjedisin,” – shprehen disa nga nxënësit e shkollës “Rilindja” në Vlorë.

Në fund të ditës, jo vetëm që mjedisi u bë më i pastër, por edhe vetë fëmijët e kuptuan më mirë përgjegjësinë që kanë ndaj natyrës. Projekti "Shkollat Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin" është një hap drejt një Shqipërie më të gjelbër dhe më të ndërgjegjshme

Në një organizatë të suksesshme, dijet nuk janë thjesht të fituara, por edhe të ndara. Një mentor është më shumë sesa një udhëzues, është një mbështetje dhe një lider që ndihmon të tjerët të rriten profesionalisht. Pikërisht me këtë frymë, ekipi ynë organizoi më 3-4 Mars 2025 trajnimin e dedikuar "Train the Trainer", për t'i dhënë mentorëve tanë aftësitë e nevojshme për të ndihmuar kolegët e rinj në rrugëtimin e tyre profesional.

Ky trajnim kishte si qëllim fuqizimin e një grupi profesionistësh nga të gjitha departamentet e Bankës, të cilët janë pjesë kyçe e procesit të onboarding dhe zhvillimit të stafit të ri. Përmes sesioneve interaktive dhe praktikave më të mira, pjesëmarrësit u pajisën me teknikat më efektive për të përcjellë njohuri me qartësi dhe përkushtim.

Sot, në 7 Mars, Ditën e Mësuesit, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që çdo ditë ndajnë njohuri dhe mbështesin rritjen profesionale të kolegëve tanë. Kontributi i tyre është thelbësor në ndërtimin e një kulture bashkëpunimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm brenda bankës sonë.

 

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e "Train the Trainer" për përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Së bashku, rritemi dhe përmirësohemi çdo ditë.