Së bashku për një qytet të pastër

Së bashku për një qytet të pastër!

 

Në kuadër të projekteve të Përgjegjshmërisë Sociale, Tirana Bank në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec kontribuoi në vendosjen e 70 koshave pranë shëtitores të qytetit, të cilat i ofrojnë një komoditet më shumë për pastrimin e ambienteve dhe natyrës që na rrethon.

Nën moton “Së bashku për një qytet të pastër”, Znj. Arolda Cenkollari, Drejtoreshë e Degës Pogradec të Tirana Bank dhe përfaqësues të Bashkisë Pogradec, cilësuan rëndësinë e investimit për një mjedis të pastër dhe një jetë të shëndetshme.