Tirana Bank është gjithmonë në mbështetje të edukimit dhe nismave që synojnë të lehtësojnë rrugëtimin sipërmarrës të të rinjve, si pjesë e vlerave dhe politikave të përgjegjshmërisë sociale të saj.


Në ceremoninë e çmimeve të edicionit të 12-të të konkursit kombëtar “Sipërmarrësit e së Nesërmes”, organizuar nga TBU, Tirana Bank vlerësoi me çmimin “Plani i Biznesit i Financueshëm” dhe “Plani i Biznesit i Vetëzbatueshëm” dy prej skuadrave pjesëmarrëse, “Vertex” dhe “Pa Valë”, për cilësinë e lartë të përgatitjes dhe performancës përpara jurisë.
Tirana Bank , këtu për ju!

Tirana Bank promovon njohjen e rinisë me botën ekonomike dhe krijimin e mundësive që të rinjtë të provojnë veten si sipërmarrës . Nën këtë qasje ka qenë edhe mbështetja që ka ofruar Banka në aktivitetin e organizuar nga Junior Achivement Albania, me tematikë Konkursi & Panairi Kombëtar I Nxënësve .

Partneriteti I Bankës me Junior Achivement konsiston në realizimin me sukses  GEN-E,  Panairi Kombëtar i Kompanive të Nxënësve JAA.

Panairi konsiderohet si aktiviteti kulmor pas 9 muajve trajnime të vazhdueshme dhe ndjekje të moduleve me zgjedhje  “Drejtues për një dite” dhe “Kompania e nxënësve” që Junior Achivement Albania ka realizuar për klasat 10,11,12 të shkollave në rang vendi.

Juria e përbërë nga përfaqësues të lartë të Bankës vlerësuan kompanitë e krijuara nga nxënësit këtë vit duke theksuar angazhimin e Tirana Bank në mbështetjen dhe nismat që kanë në focus edukimin dhe aftësimin e të rinjve.

Fitues të cmimit të parë ishin vajzat dhe djemtë e NEXUS si Shoqëria sipërmarrëse më e mirë e vitit 2022, për mënyrën e organizimit të punës dhe prakticitetin e produktit të tyre.

Si pjesë e Grupit Balfin, Tirana Bank e ka organizuar kontributin e saj social rreth prezantimit të rinisë me konceptet e nevojshëm financiare dhe fuqizimit të nismave në dobi të të rinjve.