"Konkursi Kombëtar i Nxënësve JAA 2022"- Tirana Bank mbështetësja kryesore

Tirana Bank promovon njohjen e rinisë me botën ekonomike dhe krijimin e mundësive që të rinjtë të provojnë veten si sipërmarrës . Nën këtë qasje ka qenë edhe mbështetja që ka ofruar Banka në aktivitetin e organizuar nga Junior Achivement Albania, me tematikë Konkursi & Panairi Kombëtar I Nxënësve .

Partneriteti I Bankës me Junior Achivement konsiston në realizimin me sukses  GEN-E,  Panairi Kombëtar i Kompanive të Nxënësve JAA.

Panairi konsiderohet si aktiviteti kulmor pas 9 muajve trajnime të vazhdueshme dhe ndjekje të moduleve me zgjedhje  “Drejtues për një dite” dhe “Kompania e nxënësve” që Junior Achivement Albania ka realizuar për klasat 10,11,12 të shkollave në rang vendi.

Juria e përbërë nga përfaqësues të lartë të Bankës vlerësuan kompanitë e krijuara nga nxënësit këtë vit duke theksuar angazhimin e Tirana Bank në mbështetjen dhe nismat që kanë në focus edukimin dhe aftësimin e të rinjve.

Fitues të cmimit të parë ishin vajzat dhe djemtë e NEXUS si Shoqëria sipërmarrëse më e mirë e vitit 2022, për mënyrën e organizimit të punës dhe prakticitetin e produktit të tyre.

Si pjesë e Grupit Balfin, Tirana Bank e ka organizuar kontributin e saj social rreth prezantimit të rinisë me konceptet e nevojshëm financiare dhe fuqizimit të nismave në dobi të të rinjve.