Inaugurimi i Laboratorit të IT në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ndërtuar me mbështetjen e Tirana Bank.
Edukimi është një nga shtyllat thelbësore të Përgjegjësisë Sociale së Tirana Bank. Sponsorizimi i laboratorit të IT në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit është simbol i angazhimit të Tirana Bank ndaj gjeneratës së ardhshme të pionerëve dixhitalë dhe kultivimit të talenteve.
Dekania e Fakultetit, Znj. Elinda Meçe, u shpreh falenderuese ndaj Tirana Bank për mbështetjen e vazhdueshme, në misionin e përbashkët për përgatitjen e brezit të ri për tregun e punës.
Gjatë takimit me studentët, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa u shpreh se është një kënaqësi e veçantë të jetë prezent në këtë institucion që nuk është vetëm një bazë dije dhe inovacioni, por gjithashtu edhe partner në rrugëtimin tonë të transformimit digjital.
Ai i ftoi studentët të bëhen pjesë e leksioneve të hapura dhe programit Tirana Bank Students Hub referuar mundësisë për të zhvilluar programin e praktikës pranë Bankës sonë.
Tirana Bank mbetet e angazhuar drejt transformimit digjital të shërbimeve ndaj klientëve dhe të proçeseve të brendshme. Ky sponsorizim reflekton përkushtimin tonë për të investuar në kapacitetet njerëzore që do të mbështesin zhvillimin.