Shkurt 2025

Më 15 Shkurt 2025, Tirana Bank mblodhi rrjetin e degëve në një samit me temën “Rise Beyond Limits”. Branch Network Summit shërbeu si një mundësi për të festuar sukseset e vitit që lamë pas dhe për të prezantuar objektivat e ardhshme, duke konfirmuar rëndësinë e komunikimit efektiv dhe sinkronizimit të planeve për një vizion të qartë të zhvillimit të Bankës.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, z. Dritan Mustafa, përgëzoi stafin për sukseset e arritura, fryt i strategjisë së duhur dhe kulturës së fortë të bashkëpunimit. Ai theksoi rëndësinë e transformimit të Bankës me fokus te inovacioni dhe dixhitalizimi, si mjete për përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe optimizimin e proçeseve. “Tirana Bank vijon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke shënuar rezultate historike në tre dekada të zhvillimit të aktivitetit. Bashkëpunimi dhe komunikimi mbeten faktorët kyç për suksesin e përbashkët dhe rritjen e vazhdueshme të Bankës,” u shpreh z. Mustafa.
Gjithashtu, z. Mustafa vuri në dukje një nga objektivat tona më të rëndësishme, investimin e vazhdueshëm në kapitalin tonë njerëzor. Për këtë arsye, Tirana Bank po zgjeron programet e trajnimit, duke rritur numrin dhe diversitetin e tyre, si dhe duke përmirësuar kushtet e punës. Fuqizimi i ekipit përmes zhvillimit profesional dhe krijimit të një mjedisi pune sa më të mirë është themeli i suksesit afatgjatë.

Drejtuesja e Divizionit Retail, Znj. Lila Canaj, prezantoi arritjet kryesore të vitit 2024, duke vlerësuar përkushtimin dhe energjinë e ekipit si çelësin e suksesit. Me sytë nga e ardhmja, ajo ndau strategjinë për 2025, një vit që do të shtyjë kufijtë e zhvillimit në të gjithë indikatorët kryesorë të biznesit. Fokus? Dixhitalizimi i mëtejshëm, zgjerimi i rrjetit dhe bazës së klientëve, fuqizimi i Small Business dhe një sinergji më e madhe mes linjave të biznesit. “Suksesi nuk është një përpjekje individuale, është një punë kolektive, e ndërtuar mbi energjinë, përkushtimin dhe profesionalizmin e secilit prej jush,” u shpreh znj. Canaj, duke riafirmuar se çdo hap përpara është një hap i ekipit të bashkuar drejt ambicieve të reja.

E ftuara speciale, znj. Grida Duma, theksoi rëndësinë e komunikimit efektiv në organizatë si një element kyç për forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta, por edhe frymëzoi pjesëmarrësit me fjalimin e saj, duke nënvizuar rolin e guximit dhe përkushtimit.
Evente të tilla janë një burim frymëzimi, duke forcuar ekipin, ndarë përvojat dhe unifikuar vizionin drejt objektivave të përbashkëta. Ato sjellin energji dhe entuziazëm, duke motivuar çdo individ për të tejkaluar kufijtë dhe për të kontribuar në rritjen e vazhdueshme të Tirana Bank. Suksesi është rezultat i punës së përbashkët, dhe me këtë frymë, ecim përpara drejt inovacionit dhe ekselencës.


Tirana Bank ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt së ardhmes me prezantimin e Strategjisë së Transformimit Dixhital 2025 gjatë eventit “Strategic Horizons” organizuar ditën e Premte, datë 28 Shkurt 2025.

Ky moment kyç konfirmoi përkushtimin e Bankës për të sjellë shërbime më të shpejta, më të personalizuara dhe më të sigurta përmes inovacionit dhe teknologjisë, duke u vendosur në rrugën drejt objektivit të saj: “Të bëhemi Banka lider në bankingun dixhital në Shqipëri”.
Eventi u hap me një fjalim frymëzues nga Z. Dritan Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i cili theksoi rëndësinë e harmonizimit të vizioneve, bashkëpunimit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve. Në vijim, Znj. Lila Canaj, Drejtuesja e Divizionit Retail, vuri në pah rolin kyç të rritjes organike dhe forcimit të ekipit si themel për suksesin afatgjatë të bankës.

Olivier Baur, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, foli mbi rëndësinë e dixhitalizimit në rritjen e konkurrencës dhe prezantoi platformën e re të bankingut dhe kreditimit dixhital, e cila do të ofrojë akses më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbimet financiare. Blerina Nasto, Drejtuese e Departamentiti të Transformimit Dixhital, prezantoi projektet e reja dixhitale të Bankës, duke theksuar robotizimin e proceseve, nënshkrimet dixhitale dhe optimizimin e shërbimeve, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe përvojën e klientit. Ajo gjithashtu foli për nivelin e maturitetit dixhital të Bankës, duke iu referuar platformës së Grupit Balfin dhe synimeve për vitin 2025.

Gjatë eventit Strategic Horizons, u prezantuan arritjet e 2024 nga katër ekipet Value Stream dhe Projekteve Tradicionale, të cilat luajtën një rol thelbësor në realizimin e objektivave të Bankës dhe ecurinë e transformimit dixhital. “Puna e këtyre ekipeve ka kontribuar në optimizimin e shërbimeve dhe operacioneve të Bankës, duke sjellë ndryshime që përmirësojnë përvojën e klientëve dhe rritën efikasitetin në proceset e brendshme”, u shpreh Z. Olivier Baur, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm. Përmes angazhimit të tyre të palodhur, ata zhvilluan dhe implementuan çdo projekt, duke e çuar çdo ide në realitet dhe duke krijuar një bazë të fortë për të ardhmen dixhitale të Bankës. Këto rezultate nuk do ishin të mundura pa suportin dhe mbështetjen e stafeve ne rolet kontribuesve, që krahas punës së tyre të përditshme, japin kontributin e tyre të pacmueshëm në këto projekte.
Në shenjë mirënjohjeje për punën e jashtëzakonshme, ekipet e Value Streame-ve u vlerësuan me çmime për arritjet dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm.

Pioneering Digital Excellence: Best Innovation Award – Digital Squad
Automated Lending Excellence Award – LOS Squad
Robotic Process Automation Pioneers Award – Efficiency Squad
Strategic Impact in Cards Services Award – Card Squad
Përtej modernizimit të shërbimeve, Tirana Bank synon të fuqizojë stafin përmes pjesëmarrjes në SHIFT Initiative, Digital Suggestion Box dhe programin e trajnimit "Inno Hive", duke ndërtuar një kulturë inovacioni dhe duke përqafuar metodologjinë agile. Në vitin 2025, Banka do të sjellë iniciativa të reja për zhvillimin e aftësive dixhitale dhe promovimin e një mendësie inovative, duke përfshirë platforma të avancuara të trajnimit dhe projekte të reja që angazhojnë stafin në procesin e transformimit dixhital.

Ky event vendosi një standard të ri në cilësinë e aktiviteteve tona të brendshme, duke demonstruar rëndësinë e bashkëpunimit dhe inovacionit në rrugën tonë të transformimit. Aktivitete të tilla janë thelbësore për të forcuar frymën e ekipit dhe për të siguruar që vizioni ynë për një të ardhme dixhitale po bëhet realitet.

Me këtë qëllim, po ndërtojmë të ardhmen e Bankës me besim të plotë dhe hapa të sigurt. Kjo është një rrugë pa kthim, dhe me projektet e reja në fokus, ne synojmë të arrijmë objektivin tonë të guximshëm: “Të bëhemi Banka lider në bankingun dixhital në Shqipëri”.

Tirana Bank ka përmbyllur vitin 2024 me një performancë të jashtëzakonshme, duke shënuar rritje të konsiderueshme në të gjithë treguesit kryesorë financiarë. Kërkesa e lartë për produkte dhe shërbime ka forcuar më tej pozicionin e Bankës si një nga institucionet financiare më të suksesshme në Shqipëri.
Asetet e Bankës arritën në vlerën 1.63 miliardë Euro, një rritje mbresëlënëse prej 30% (+370 milionë Euro) krahasuar me vitin e kaluar, duke reflektuar aftësinë e Bankës për të zgjeruar aktivitetin dhe për të mbështetur klientët e saj.
Depozitat e klientëve, shënuan një rritje prej 22% (+230 milionë Euro), duke dëshmuar besimin e tyre dhe reputacionin e qëndrueshëm të Tirana Bank në tregun financiar shqiptar.

Portofoli i huave arriti në vlerën afërsisht 800 milionë Euro, një rritje vjetore shumë e lartë prej 41% (+230 milionë Euro). Ky zgjerim nënvizon rolin e Tirana Bank në mbështetje të vazhdueshme për individët dhe bizneset, duke u pozicionuar si një partner i besueshëm për financimin dhe zhvillimin e ekonomisë.
Tirana bank ka luajtur një rol të rëndësishëm në financimin e sektorëve strategjik të ekonomisë shqiptare, përfshirë tregëtinë, infrastrukturën, energjinë e rinovueshme, turizmin dhe agrobiznesin, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Gjatë vitit 2024, Tirana Bank ka investuar ndjeshëm në transformimin digjital, duke përmirësuar përvojën e klientëve përmes shërbimeve më të avancuara dhe efikase. Një nga arritjet kryesore ishte prezantimi i platformës TiStart, që mundëson hapjen e llogarive të individëve tërësisht online, pa nevojën e pranisë fizike në degë. Gjithashtu, optimizimi i proceseve të kreditimit përmes teknologjisë ka mundësuar miratimin dhe disbursimin më të shpejtë të kredive.

Në kuadër të përkushtimit për t’u ofruar klientëve produkte ekskluzive, Tirana Bank prezantoi për herë të parë për tregun shqiptar kartën Mastercard World Elite, një produkt i nivelit të lartë që ofron privilegje dhe shërbime unike për klientët premium.
Tirana Bank ka plane ambicioze për të zgjeruar aktivitetin në Shqipëri dhe në rajon. Zgjerimi i rrjetit të degëve dhe investimet në zgjidhje digjitale e kanë forcuar më tej pozicionin e rëndësishëm në tregun bankar shqiptar.
Performanca mbresëlënëse financiare e Tirana Bank në vitin 2024 janë dëshmi e qartë e strategjisë së Bankës për zhvillim të qëndrueshëm, inovacion të vazhdueshëm dhe me një focus të palëkundur tek klientët, duke evidentuar rolin e saj si një institucion financiar i rëndësishëm ne Shqipëri.


