Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney.

Tirana Bank është vlerësuar me çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga Euromoney, një nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare për vlerësimin e arritjeve në industrinë bankare.

Çmimet Euromoney konsiderohen ndër më prestigjiozet në industrinë financiare globale dhe jepen çdo vit për institucionet bankare që demonstrojnë performancë të shkëlqyer, inovacion dhe kontribut në zhvillimin ekonomik. Revista Euromoney, e themeluar në vitin 1969, është lider global në analizën dhe raportimin e tregjeve financiare, duke ofruar njohje të veçantë për bankat dhe institucionet financiare që dallohen në industrinë ndërkombëtare financiare.

Ky çmim vjen si rezultat i përformancës shumë të mirë financiare, qasjes strategjike ndaj transformimit dixhital dhe përmirësimit të përvojës së klientit gjatë vitit të fundit.

Gjatë ceremonisë zyrtare të ndarjes së çmimeve më 17 Korrik 2025 në Londër, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, z. Dritan Mustafa, u shpreh: “Është një nder dhe privilegj i madh që të marrim këtë vlerësim prestigjioz. Ky çmim është dëshmi e përkushtimit të palodhur të stafit tonë, vizionit inovativ dhe strategjisë sonë afatgjatë për transformimin dixhital. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort për të mbajtur standardet më të larta dhe për të qenë gjithmonë partnerë të besueshëm për klientët tanë.”

Disa nga pikat kyçe që ndikuan në këtë vlerësim ishin, rritja e qëndrueshme në treguesit kryesorë të performancës dhe projektet e shumta të realizuara në kuadër të transformimit digjiital dhe të përmirësimit të përvojës se klientëve.

Ky çmim e vendos Tirana Bank mes institucioneve që udhëheqin me vizion, inovacion dhe qëndrueshmëri në tregjet ku operojnë. Vlerësimi nga Euromoney përforcon pozicionin e Tirana Bank si një aktor i rëndësishëm në sistemin financiar shqiptar dhe shërben si shtysë për angazhimin tonë në përmbushje të objektivave strategjike për zgjerim të aktivitetit, si dhe në drejtim të transformimit dixhital.