Tirana Bank nën moton “Këtu për jetën"  vijon traditën e saj për dhurimin e gjakut edhe këtë vit. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqipëtar, Tirana Bank organizoi dhurimin vullnetar të gjakut duke bërë dhe punonjësit e saj shembull pozitiv për të gjithë shoqerinë.

Ky organizim vjen që të përmbushur nevojat për gjak të femijëve talasemikë. Këtë vit dhurimi I gjakut u zhvillua më datë 17 Qershor dhe kishte një angazhim shumë të lartë të punonjësve nga Zyrat Qendrore, degët nga Rajoni Tiranës dhe të gjitha degët e Tirana Bank në rrethe.

Tirana Bank, këtu për ju!

Këtu për Jetën!

Tirana Bank dhe Grupi Balfin I kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë një tjetër familje.

Tre ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 që goditi Shqipërinë, Bordi Drejtues dhe kompanitë e Grupit Balfin, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Z. Samir Mane, vendosën të dhuronin 1.2 milionë euro për ti ardhur në ndihmë familjeve të prekura më rëndë nga tërmeti .

Familja Rama, nga Spiteni I Lezhës u rikthye të banojë në një strehë të sigurt kësaj herë në qytet ashtu si 10 familje të tjera të cilat kanë marrë apartamente nga Grupi Balfi deri tani.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Dritan Mustafa dhe Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa, ishin dje të pranishëm në qytetin e Lezhës për të bërë dorëzimin e njërit prej apartamenteve në fjalë.

Falë kontributit të Tirana Bank, 60 vjecari Pashkë Rama I cili trajtohet me pension invalidideti dhe familja e tij kanë mar një shtëpi të re, pasi shtëpia e tyre u dëmtua në mënyrë të pariparueshme gjatë tërmetit.

Z. Dritan Mustafa, u shpreh se: “Kam kënaqësinë të përfaqësoj Tirana Bank që është kontribuesi direkt I banesës që ne po dhurojmë, iniciativë direkte e Grupit Balfin, dhe mbetet në vëmendje të vazhdueshme të presidentit të Grupit Balfin Z. Samir Mane I cili ka në fokus në mënyrë të vazhdueshme për të eksploruar çdo lloj mundësie për të ndihmuar shtresat në nevojë".