Dhurimi i Gjakut, në Tirana Bank
Tirana Bank nën moton “Këtu për jetën" vijon traditën e saj për dhurimin e gjakut edhe këtë vit. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqipëtar, Tirana Bank organizoi dhurimin vullnetar të gjakut duke bërë dhe punonjësit e saj shembull pozitiv për të gjithë shoqerinë.
Ky organizim vjen që të përmbushur nevojat për gjak të femijëve talasemikë. Këtë vit dhurimi I gjakut u zhvillua më datë 17 Qershor dhe kishte një angazhim shumë të lartë të punonjësve nga Zyrat Qendrore, degët nga Rajoni Tiranës dhe të gjitha degët e Tirana Bank në rrethe.
Tirana Bank, këtu për ju!
Këtu për Jetën!