Mars 2022
Tirana Bank edhe këtë vit ka prioritet, implementimin me sukses të nismave të Përgjegjësisë Sociale të Grupit BALFIN në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).
Aktivitetet me impakt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe në mbrojtjen e mjedisit, mbeten objektiva kryesorë që Banka ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesi në të ardhmen.
Tirana Bank dha kontributin e saj në rritjen e hapësirave të gjelbra në zonën e Liqenit të Paskuqanit, nën moton “Gjelbëro, Mbill, Riciklo”.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa i pranishëm në këtë aktivitet, theksoi se:
“Tirana Bank do të vazhdojë misionin e saj për të kontribuar në gjelbërimin e zonave të qytetit dhe jo vetëm, si një investim i zgjuar për të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë. Është një mesazh i rëndësishëm që duhet ti lemë brezave, që gjelbërimi i qyteteve, dhe zonave ku banojmë, është thelbësor për cilësinë e jetesës dhe për standardet e komunitetit”.
Kryetari i Bashkisë Kamëz Z.Rakip Suli në fjalën e tij falenderoi Tirana Bank që ju bashkua nismës së bashkisë Kamëz, që sot numëron 11.600 pemë të mbjella në këtë park.
“E gjitha kjo sipërfaqe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës, komunitetit dhe qytetit”- e mbylli fjalën e tij z.Suli.
Tirana Bank do të mbetet gjithmonë e angazhuar dhe do të vazhdojë të kontribuojë për gjelbërimin e hapësirave të tjera në qytet.
Tirana Bank, Këtu për Mjedisin!
Në kuadër të Ditës së Gruas dhe duke qenë se Tirana Bank ka në përbërjen e saj 75% Zonja dhe është e orientuar drejt zhvillimit, emancipimit shoqëror dhe mirëqënies kolektive, në këtë 8 Mars, festoi ndryshe.
Të gjitha së bashku kaluam një pasdite përtej ambienteve të zyrës, duke ndjekur një shfaqje në teatër, në Premierën “Rrëfimet Tona-Gra të lira”, në Teatrin Kombëtar arTurbina, për të përforcuar miqësinë dhe aspektin social nën frymën e Argëtimit dhe Kulturës, duke lënë edhe një gjurmë pozitive në iniciativën e humanizmit që kjo shfaqje si pjesë e FemFest pritet të përcjellë.
FemFest, festival I shfaqjeve teatrale të datës 5-8 Mars, qëllimi I të cilave ishte krejtësht humanitar. Të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga shitja e biletave të këtyre shfaqjeve, pjesë e së cilës është dhe shfaqja që ne përzgjodhëm, do të shkojnë në favor të shkollimit të 4 vajzave , të cilat e kanë të pamundur përballimin e kostove për të ndjekur studimet e larta, përpos dëshirës se tyre të madhe.
Shfaqja ishte një performancë e shkëlqyer teatrore , e mbushur me histori sa të zakonshme aq dhe të jashtëzakonshme, plot ironi dhe humor, në lojën e aktoreve më të mira të skenës Shqiptare :
- Znj Margarita Xhepa
- Znj Arta Dade
- Znj Rajmonda Bulku
- Znj Luiza Xhuvani
- Znj. Olta Daku
- Znj Erjona Kakeli
- Znj Alesia Xhemalaj
- Znj Xheni Karaj
Me prezencën tonë në këtë shfaqje, kontribuam në edukimin e brezave të rinj për një shoqëri edhe më të mirë!
Tirana Bank, këtu për edukimin!
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe të Projekteve me Përgjegjshmëri Sociale, këtë herë Tirana Bank në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe me prezencën e aktores së shquar të kinematografisë dhe Teatrit Kombëtar, Roza Anagnosti festoi me zonjat në pamundësi ekonomike.
Dimë se, gratë janë personazhet kryesore që I shtojnë ngjyra botës me forcën, kurajon dhe dashurinë e tyre dhe në jemi këtu për t'i mbështetur dhe për të promovuar të drejta të barabarta për të gjitha shtresat.
Nën moton “Një ditë, shumë buzëqeshje” përfaqësues nga stafi I Tirana Bank ishin ditën e sotme pranë mencës së Kryqit të Kuq, ku shërbyen drekën për zonjat në nevojë dhe qëndruan me ato përgjatë saj.
Tirana Bank, Këtu për ju!