Një 8 Mars, ndryshe në Tirana Bank

Në kuadër të Ditës së Gruas dhe duke qenë se Tirana Bank ka në përbërjen e saj 75% Zonja dhe është e orientuar drejt zhvillimit, emancipimit shoqëror dhe mirëqënies kolektive, në këtë 8 Mars, festoi ndryshe.

Të gjitha së bashku kaluam një pasdite përtej ambienteve të zyrës, duke ndjekur një shfaqje në teatër, në Premierën “Rrëfimet Tona-Gra të lira”, në Teatrin Kombëtar arTurbina, për të përforcuar miqësinë dhe aspektin social nën frymën e Argëtimit dhe Kulturës, duke lënë edhe një gjurmë pozitive në iniciativën e humanizmit që kjo shfaqje si pjesë e FemFest pritet të përcjellë.

FemFest, festival I shfaqjeve teatrale të datës 5-8 Mars, qëllimi I të cilave ishte krejtësht humanitar. Të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga shitja e biletave të këtyre shfaqjeve, pjesë e së cilës është dhe shfaqja që ne përzgjodhëm, do të shkojnë në favor të shkollimit të 4 vajzave , të cilat e kanë të pamundur përballimin e kostove për të ndjekur studimet e larta, përpos dëshirës se tyre të madhe.

Shfaqja ishte një performancë e shkëlqyer teatrore , e mbushur me histori sa të zakonshme aq dhe të jashtëzakonshme, plot ironi dhe humor, në lojën e aktoreve më të mira të skenës Shqiptare :

  •   Znj Margarita Xhepa
  •   Znj Arta Dade
  •   Znj Rajmonda Bulku
  •   Znj Luiza Xhuvani
  •   Znj. Olta Daku
  •   Znj Erjona Kakeli
  •   Znj Alesia Xhemalaj
  •   Znj Xheni Karaj

Me prezencën tonë në këtë shfaqje, kontribuam në edukimin e brezave të rinj për një shoqëri edhe më të mirë!

Tirana Bank, këtu për edukimin!