Tirana Bank prezanton strategjinë e Transformimit Dixhital 2025!

 

Tirana Bank ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt së ardhmes me prezantimin e Strategjisë së Transformimit Dixhital 2025 gjatë eventit “Strategic Horizons” organizuar ditën e Premte, datë 28 Shkurt 2025.

    

Ky moment kyç konfirmoi përkushtimin e Bankës për të sjellë shërbime më të shpejta, më të personalizuara dhe më të sigurta përmes inovacionit dhe teknologjisë, duke u vendosur në rrugën drejt objektivit të saj: “Të bëhemi Banka lider në bankingun dixhital në Shqipëri”.

 

Eventi u hap me një fjalim frymëzues nga Z. Dritan Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i cili theksoi rëndësinë e harmonizimit të vizioneve, bashkëpunimit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve. Në vijim, Znj. Lila Canaj, Drejtuesja e Divizionit Retail, vuri në pah rolin kyç të rritjes organike dhe forcimit të ekipit si themel për suksesin afatgjatë të bankës.

Olivier Baur, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, foli mbi rëndësinë e dixhitalizimit në rritjen e konkurrencës dhe prezantoi platformën e re të bankingut dhe kreditimit dixhital, e cila do të ofrojë akses më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbimet financiare. Blerina Nasto, Drejtuese e Departamentiti të Transformimit Dixhital, prezantoi projektet e reja dixhitale të Bankës, duke theksuar robotizimin e proceseve, nënshkrimet dixhitale dhe optimizimin e shërbimeve, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe përvojën e klientit. Ajo gjithashtu foli për nivelin e maturitetit dixhital të Bankës, duke iu referuar platformës së Grupit Balfin dhe synimeve për vitin 2025.

 

Gjatë eventit Strategic Horizons, u prezantuan arritjet e 2024 nga katër ekipet Value Stream dhe Projekteve Tradicionale, të cilat luajtën një rol thelbësor në realizimin e objektivave të Bankës dhe ecurinë e transformimit dixhital. “Puna e këtyre ekipeve ka kontribuar në optimizimin e shërbimeve dhe operacioneve të Bankës, duke sjellë ndryshime që përmirësojnë përvojën e klientëve dhe rritën efikasitetin në proceset e brendshme”, u shpreh Z. Olivier Baur, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm. Përmes angazhimit të tyre të palodhur, ata zhvilluan dhe implementuan çdo projekt, duke e çuar çdo ide në realitet dhe duke krijuar një bazë të fortë për të ardhmen dixhitale të Bankës. Këto rezultate nuk do ishin të mundura pa suportin dhe mbështetjen e stafeve ne rolet kontribuesve, që krahas punës së tyre të përditshme, japin kontributin e tyre të pacmueshëm në këto projekte.

   

Në shenjë mirënjohjeje për punën e jashtëzakonshme, ekipet e Value Streame-ve u vlerësuan me çmime për arritjet dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm.

 

Pioneering Digital Excellence: Best Innovation Award  – Digital Squad
Automated Lending Excellence Award – LOS Squad
Robotic Process Automation Pioneers Award – Efficiency Squad
Strategic Impact in Cards Services Award – Card Squad

Përtej modernizimit të shërbimeve, Tirana Bank synon të fuqizojë stafin përmes pjesëmarrjes në SHIFT Initiative, Digital Suggestion Box dhe programin e trajnimit "Inno Hive", duke ndërtuar një kulturë inovacioni dhe duke përqafuar metodologjinë agile. Në vitin 2025, Banka do të sjellë iniciativa të reja për zhvillimin e aftësive dixhitale dhe promovimin e një mendësie inovative, duke përfshirë platforma të avancuara të trajnimit dhe projekte të reja që angazhojnë stafin në procesin e transformimit dixhital.

Ky event vendosi një standard të ri në cilësinë e aktiviteteve tona të brendshme, duke demonstruar rëndësinë e bashkëpunimit dhe inovacionit në rrugën tonë të transformimit. Aktivitete të tilla janë thelbësore për të forcuar frymën e ekipit dhe për të siguruar që vizioni ynë për një të ardhme dixhitale po bëhet realitet.

Me këtë qëllim, po ndërtojmë të ardhmen e Bankës me besim të plotë dhe hapa të sigurt. Kjo është një rrugë pa kthim, dhe me projektet e reja në fokus, ne synojmë të arrijmë objektivin tonë të guximshëm: “Të bëhemi Banka lider në bankingun dixhital në Shqipëri”.