Train the Trainer: Dija vjen e para!
Në një organizatë të suksesshme, dijet nuk janë thjesht të fituara, por edhe të ndara. Një mentor është më shumë sesa një udhëzues, është një mbështetje dhe një lider që ndihmon të tjerët të rriten profesionalisht. Pikërisht me këtë frymë, ekipi ynë organizoi më 3-4 Mars 2025 trajnimin e dedikuar "Train the Trainer", për t'i dhënë mentorëve tanë aftësitë e nevojshme për të ndihmuar kolegët e rinj në rrugëtimin e tyre profesional.
Ky trajnim kishte si qëllim fuqizimin e një grupi profesionistësh nga të gjitha departamentet e Bankës, të cilët janë pjesë kyçe e procesit të onboarding dhe zhvillimit të stafit të ri. Përmes sesioneve interaktive dhe praktikave më të mira, pjesëmarrësit u pajisën me teknikat më efektive për të përcjellë njohuri me qartësi dhe përkushtim.
Sot, në 7 Mars, Ditën e Mësuesit, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që çdo ditë ndajnë njohuri dhe mbështesin rritjen profesionale të kolegëve tanë. Kontributi i tyre është thelbësor në ndërtimin e një kulture bashkëpunimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm brenda bankës sonë.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e "Train the Trainer" për përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Së bashku, rritemi dhe përmirësohemi çdo ditë.