Java e parasë

“Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua!

 

Fjala e Z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv

 

Kam kënaqësinë të jem sot këtu, dhe të vijoj traditën e Tirana Bank, e cila në vazhdimësi, ka mbështetur aktivitetet e organizuara për Javën e Parasë.

Duke besuar në qëllimin e kësaj nisme ndërkombëtare, në ndërgjegjësimin e brezit të ri, për të qenë të përgjegjshëm dhe të aftë, në vendimet financiare dhe ato sociale, Tirana Bank, sot do të ofroj 3 cmimet e konkursit Video më e mirë, në kategorinë e gjimnazistëve.

 

 

Zgjodhëm të mbështesim gjimanzistët, sepse mendojmë se ky brez, është e ardhmja e afërt, janë klientët tanë potencial, për të cilët kujdesemi që të kenë njohuri për financat personale, për sistemin bankar dhe ecurinë e tij drejt digjitalizimit.

E kush më lehtë se ky brez, do të mund të përshtatej me sfidat digjitale të sistemit bankar. Të “etur” pas teknologjisë dhe me konceptet e qarta financiare, gjimnazistët janë gjenerata që e përqafon më lehtë këtë revolucion sistemesh.

Duke falenderuar të gjithë pjesëmarrësit, duke vlerësuar përkushtimin, idetë dhe kohën që i kanë dedikuar këtij projekti, ne, në Tirana Bank, i’u jemi mirënjohës dhe ndihemi kaq mirë, tek shohim se si brezi juaj, aspiron të jetë jo vetëm i kujdesshëm me paranë, por edhe potencial i mirë i pasqyrimit të kulturës sonë.

Cmimet:

Vendi i tretë

Sara Hila, Gjimnazi/Kolegji “Mehmet Akif”, klasa 10

Vendi i dytë

Ambeta Brahimi & Katerina Muco, Gjimnazi “H.Mustafa Varoshi”, klasa 12

Vendi i pare

Sardi Çizi, Gjimnazi “Themistokli Germenji”, klasa 11