Intervista e z. Dritan Mustafa, për Revistën Monitor
ZGJEROJMË AKTIVITETIN DHE MBËSHTETJEN PËR EKONOMINË
Z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, në një intervistë për revistën “Monitor”, u shpreh se gjatë vitit 2020 pavarësisht nga sfidat që adresoi pandemia, sektori bankar u përshtat shumë shpejt me situatën, për të ruajtur nivelin e shërbimit, qëndrueshmërinë dhe mbështetjen ndaj klientëve.
Tirana Bank ka realizuar një performancë të shëndetshme në drejtim të rritjes së aktivitetit, rritjes së qëndrueshme të depozitave dhe të portofolit të investimeve, duke shfrytëzuar bazën e gjerë të klientëve, si dhe sinergjitë komerciale të zhvillimit me partnerët dhe bashkëpunëtorët e Bankës dhe të grupit ekonomik ku bëjmë pjesë. Gjithashtu, Banka vijon të raportojë rezultate pozitive financiare të qëndrueshme.
Intervista e z. Dritan Mustafa