Tirana Bank kujdeset për arsimin cilësor


Tirana Bank tregon kujdes të veçantë ndaj shoqërisë dhe problematikave të saj.


Në politikat e Përgjegjësisë Sociale të vitit 2021, vëmendje të veçantë zënë projektet për fëmijët dhe arsimin cilësor. Kemi kënaqësinë të informojmë që këtë vit Tirana Bank e nis angazhimin e saj me kontributin për Shkollën 9-vjecare “5 Dëshmorët” në Ksamil, duke krijuar kushte optimale për ndjekjen e mësimit, për 540 nxënësit e kësaj shkolle.
Në ceremoninë e dhurimit të ngrohëseve ishte e pranishme Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Znj. Anila Denaj.
Në fjalën e saj përshëndetëse Ministrja Denaj theksoi se: “Vlerësojmë bashkëpunimin me sektorin bankar për t’i ardhur në ndihmë arsimit, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe rritjes së cilësisë së marrjes së dijeve nga nxënësit.”


Znj. Lila Canaj, Drejtuese e Divizionit Retail dhe Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Tirana Bank, e nisi fjalën e saj me mesazhin domethënës të Bankës dhe rëndësinë që ky projekt ka për komunitetin:
“JEMI KËTU PËR JU sëbashku me Znj.Ministre dhe na vjen mirë që ndajmë të njëjtin përkushtim dhe vëmendje karshi fëmijëve dhe edukimit cilësor.


Jemi në Ksamil, qyteti që vizitohet dhe shijohet për bukuritë e tij gjatë verës, por që nuk duhet harruar edhe në dimër. Tirana Bank është në çdo stinë në Ksamil dhe sot kemi ardhur për ti dhuruar shkollës “5 Dëshmorët” ngrohëse që 540 nxënësit e saj të mos e ndiejnë të ftohtin e dimrit. Jemi të ndërgjegjshëm që kjo nuk është një zgjidhje përfundimtare për ngrohjen, por është një zgjidhje praktike dhe e shpejtë” – u shpreh znj. Canaj.
 
Tirana Bank me projektet e Përgjegjësisë Sociale tregon mbështetje të vazhdueshme të komuniteteve lokale dhe angazhimin për përmirësimin e cilësisë së jetës në vend.


Tirana Bank, këtu për ju!