"Gjeste të vogla me dashuri të madhe", Tirana Bank kontribuon për njerëzit në nevojë
Në kuadër të projekteve të Përgjegjshmërisë Sociale, këtë herë Tirana Bank në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar kontribuoi në dhurimin e 104 kutive me artikuj të ndryshëm ushqimor, për t’ju siguruar disa prej vakteve shtresave në nevojë (të pastrehë, të braktisur nga familja etj)
Ne besojmë që të gjithë aktorët e qytetit, duke përfshirë institucionet publike dhe bizneset private, duhet të mbeten të angazhuar për konkretizimin e Politikave të Përgjegjësisë Sociale .
Nën moton “Gjeste të vogla me dashuri të madhe” përfaqësues nga stafi I Tirana Bank ishin ditën e sotme pranë mencës së Kryqit të Kuq, ku shërbyen njërin prej vakteve për njerëzit në nevojë.
Me këtë qëllim fisnik, Tirana Bank thotë:
Së bashku përmisojmë shoqërinë.
Tirana Bank, këtu për ju!