Inagurim i degës Porcelan: Tirana Bank më afër klientëve!

Në një atmosferë festive dhe profesionale, Tirana Bank çeli zyrtarisht dyert e degës së saj më të re në zemër të Porcelanit, në datën 6 Maj 2025. Të rrethuar nga klientë të përkushtuar, partnerë të çmuar dhe kolegë të palodhur, festuam një hapësirë të re, e cila simbolizon një vizion të përbashkët për një eksperiencë më të mirë për klientët tanë.

Inagurimi nisi me një mirëseardhje të ngrohtë, ku të ftuarit patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet moderne të degës dhe filozofinë që qëndron pas këtij investimi të ri. Dega e Porcelanit përfaqëson një standard të ri për Tirana Bank, një hapësirë ku komoditeti dhe shërbimi cilësor bashkëveprojnë për të krijuar një eksperiencë unike për çdo klient.

Në qendër të eventit ishte fjala përshëndetëse e znj. Lila Canaj, Drejtuese e Divizionit Retail, e cila ndau emocionin e saj me të pranishmit: "Jam shumë e gëzuar që jam këtu për të promovuar degën tonë të re. Ky është një investim që ne po bëjmë në vazhdën e investimeve të tjera që Tirana Bank ka ndërmarrë. Jemi banka me rritjen më të lartë të këtyre viteve dhe besoj se kjo është një dëshmi e qartë që ju po bashkëpunoni me partnerin e duhur."

Hapja e kësaj dege është një hap tjetër i rëndësishëm për Tirana Bank, një investim në vazhdimësi të përkushtimit të Bankës për të qenë pranë çdo klienti dhe për të ofruar një eksperiencë cilësore dhe moderne.



